Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka postuar një video në rrjetin social, Twitter, ku shfaqet duke ecur nëpër rrugët e Kievit dhe hedh poshtë thashethemet se i ka bërë thirrje ushtrisë që t’i dorëzohet trupave ruse, shkruan BBC.
“Ka shumë informacione të rreme në internet që i bëj thirrje ushtrisë sonë të lërë armët dhe se ka evakuim,” është shprehur presidenti i Ukrainës, pranë Shtëpisë Gorodetsky të Kievit.
“Unë jam këtu. Ne nuk do të dorëzojmë armët. Ne do të mbrojmë shtetin tonë“, shprehet presidenti, duke mohuar se ka bërë thirrje për armëpushim.