Home TELEGRAF ALBANIA Publikohet historia tronditëse e nënës së Putinit në Luftën II Botërore

Publikohet historia tronditëse e nënës së Putinit në Luftën II Botërore

1821
0

Më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi nisjen e një “operacioni ushtarak special” në Ukrainën lindore. Sot u regjistrua dita e katërt e luftës, e cila ka shkaktuar mijëra viktima në radhët e të dyja kampeve. Ndërkohë, mediat ndërkombëtare e kanë fokusuar vëmendjen edhe në një histori personale të Putinit, e cila lidhet me shpëtimin e nënës së tij gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo histori është publikuar fillimisht në librin “Zgjedhje të Vështira” nga ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton.

Në kujtimet e saj që u botuan në vitin 2014, Clinton kujtoi një bisedë ku Putini i tregoi asaj sesi babai i tij e shpëtoi nënën gjatë rrethimit të Leningradit, pasi ajo mendohej se kishte vdekur.

“Ai nisi një histori për prindërit e tij, për të cilën nuk kisha dëgjuar apo lexuar kurrë. Gjatë luftës, babai i Putinit u kthye në shtëpi për të vizituar familjen. Kur iu afrua banesës ku jetonte me gruan e tij, ai pa një grumbull me kufoma në rrugë dhe burra që i ngarkonin në një kamion. Ndërsa po afrohej, ai pa këmbët e një gruaje të veshur me këpucë që ai i njihte që ishin të gruas. Ai nuk pranoi që ajo të varrosej kolektivisht me kufomat e tjera, ndaj vendosi ta marrë. Por papritur ai kuptoi se ajo ishte ende gjallë. Ai e çoi atë në banesë dhe arriti që ta shpëtonte. Tetë vjet më vonë, në 1952, lindi djali i tyre Vladimir”- shkruan Clinton në librin e saj.

Më tej Clinton tha: “Natyrisht që nuk kam asnjë mënyrë për të verifikuar historinë e Putinit, por e kam menduar shpesh. Për mua, ajo hedh pak dritë mbi njeriun që është bërë dhe vendin që ai qeveris. Ai gjithmonë ju vë në provë, gjithmonë duke i shtyrë kufijtë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here