Qyteti jugor i Ukrainës, Kherson është i rrethuar nga ushtarë rusë, sipas rrëfimeve të një gazetareje ukrainase, Alyona Panina, dhe kryebashkiakut të qytetit.
Gazetarja tha se qyteti është në fakt i rrethuar, ka shumë ushtarë rusë dhe pajisje ushtarake nga të gjitha anët dhe se në dalje të qytetit rusët kishin vënë postblloqe.
Ndërsa kryetari i bashkisë së qytetit, Igor Kolykhayev me anë të një postimi në rrjetet sociale tha “Ushtria ruse po vendos postblloqe në hyrjet e Khersonit. Kherson ka qenë dhe do të mbetet ukrainas”.
Kujtojmë që Rusia po avancon edhe drejt Kievit, pasi një autokolonë me makina të blinduara dhe tanke janë nisur drejt kryeqytetit.