Një grup fëmijësh në Rusi dyshohet se u fut në një furgon policie dhe më vonë u vendos pas hekurave nga forcat e rendit pasi u përpoqën të vendosnin lule në ambasadën e Ukrainës në Moskë. Lajmi për arrestimin e fëmijëve rusë është bërë i ditur nga gazetarët që po raportojnë nga Ukraina dhe një ndër to është Hanna Liubakova. Ajo ka shkruar se fëmijët e moshës nga 7-11 vjeç kishin shkuar për të vendosur lule dhe disa postera pranë ambasadës ukrainase kur u ndaluan nga policia.
Në Moskë, pesë fëmijë midis 7 dhe 11 vjeç janë arrestuar për protesta kundër luftës. Ata erdhën në ambasadën e Ukrainës me prindërit. Pasi erdhi një avokat, ata u liruan nga paraburgimi.
Fëmijët shkuan për të vendosur lule në Ambasadën e Ukrainës bashkë me disa postera të krijuar prej tyre ku lexohej “jo luftë”, “stop luftës”.