Home Bota Kremlini: Të gjitha vendet që sanksionojnë Rusinë do konsiderohen “jo miqësore”

Kremlini: Të gjitha vendet që sanksionojnë Rusinë do konsiderohen “jo miqësore”

1225
0

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se qeveria ruse do t’i konsiderojë të gjitha vendet që vendosin sanksione ndaj Rusisë si jo miqësore. Në një konferencë me gazetarët, Peskov tha: “Duke gjykuar nga masat që shumë vende po marrin kundër nesh, ato tani janë të gjitha de facto jo miqësore. Pavarësisht nëse janë në listë apo jo.Por përgjigja ndaj këtyre veprimeve armiqësore, armiqësore duhet të analizohet. Ne bëjmë atë që duhet, atë që na përshtatet dhe po e bëjmë duke qenë të matur”. Qeveria ruse vitin e kaluar publikoi një listë të vendeve “jo miqësore”.

Sipas agjencive shtetërore ruse të lajmeve, fillimisht ishin dy vende të vendosura në listë, SHBA dhe Republika Çeke. Lajmi vjen pasi vendet në mbarë botën po vendosin sanksione të reja kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Kremlini: Të gjitha vendet që sanksionojnë Rusinë do konsiderohen “jo miqësore”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here