Home Bota Rusia: Kemi një vit që e planifikojmë pushtimin e Ukrainës!

Rusia: Kemi një vit që e planifikojmë pushtimin e Ukrainës!

636
0

Një deputet rus ka thënë se Moska filloi planifikimin për një pushtim të Ukrainës 12 muaj më parë, raporton BBC. Rifat Shaykhutdinov, anëtar i Dumës së Shtetit në televizionin Channel One të kontrolluar nga shteti rus tha ditën e djeshme:

Ne nuk e përgatitëm këtë, këtë operacion spontanisht. Ishte në përgatitje për një vit, ndoshta më shumë. Ne e kuptuam se çfarë po ndodhte dhe i kishim paralajmëruar ata paraprakisht.

Më tej ai tha se Rusia(duke iu referuar aneksimeve në Ukrainë) do të ishte sulmuar nëse nuk do të pushtonte Ukrainën.

Pavarësisht të gjithave, ne po mbrojmë qytetarët tanë atje.
Deputeti rus: Pushtimi i Ukrainës ishte planifikuar një vit më parë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here