Home Kryesore Zgjedhjet e 6 marsit përcaktojnë opozitën e vërtetë

Zgjedhjet e 6 marsit përcaktojnë opozitën e vërtetë

451
0

Kandidati i koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ për Bashkinë Shkodër, Bardh Spahia, është shprehur se do të bëjë maksimumin deri në minutën e fundit për të fituar zgjedhjet e 6 marsit.

Spahia theksoi se pas datës 6 mars problemet do t’i adresojë për zgjidhje ndërsa shtoi se është i fokusuar te momenti final i kësaj fushate, numërimi i votës së fundit.

Sakaq, ai deklaroi se këto zgjedhje të pjesshme do të përcaktojnë kush është opozita e vërtetë.

“I kam ndjekur edhe rivalët e mi, kundërshtarët, besoj çdo shkodran ka pasur rastin të na ndjekë në diskursin tonë gjatë kësaj fushate. Kam bindjen se kam dhënë vizionin dhe ofertën time. Padyshim këto zgjedhje shkojnë përtej Shkodrës, nuk e mohon askush. Zgjedhje me konotacion të fortë politik. Nga Shkodra do ketë një rezonancë të fortë politikisht. Është e kotë të diskutojmë rëndësinë politike të këtyre zgjedhjeve. Do përcaktohet se kush është opozita e vërtetë.”-tha Spahia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here