Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy ka dënuar vendimin e NATO-s për të mos mbrojtur qiejt ukrainas.
“NATO ka vendosur qëllimisht të mos mbrojë qiejt ukrainas. Udhëheqja e NATO-s dha dritën jeshile për bombardime të mëtejshme të qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës, duke refuzuar të krijojë një zonë ndalim-fluturimi. NATO mund ta kishte “mbyllur” qiellin.”-tha Zelenskiy.
Ndër të tjera, presidenti ukrainas e përshkroi samitin e NATO-s si “një samit të dobët, konfuz dhe që tregon se jo të gjithë e konsiderojnë luftën për liri si qëllimin numër një të Evropës”.