Home Kryesore Lulzim Basha hyn në Gines, thyen çdo rekord humbjeje

Lulzim Basha hyn në Gines, thyen çdo rekord humbjeje

680
0

Lulzim Basha ka shënuar humbjen e radhës në zgjedhjet e pjesshme që u mbajtën në 6 Bashki.

Në të gjitha Bashkitë, rezultatet tregojnë se Basha ka një humbje drastike.

Partia Demokratike ka pësuar një humbje si kurrë më parë në historinë e saj. Një rënie më shumë se dramatike në të 6 bashkitë.

Sipas rezultatteve të deritanishme në Lushnjë 16.782 vota ose mbi 58% ka marrë Eriselda Sefa e Partisë Socialiste, e ndjekur nga Elton Bano i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’  me 9210 vota ose 26% dhe me vetëm 3183 vota ose vetëm 11% Indrit Sefa nga Partia Demokratike.

Pra, kandidati i Bashës është i treti.

Në Durrës  kryeson Emirjana Sako e Partisë Socialiste me 58% të votave .

Ajo ka marrë deri tani 18.822 vota. I dyti renditet Ardian Muka i ‘Shtëpisë së Lirisë’ me 9171  vota, ose 28% të votave.

Ndërsa i treti kandidati i Lulzim Bashës, Luan Hoti me vetëm 4.496 vota ose rreth 14%. 

Në Shkodër, ku janë numëruar 131 nga 250 qendra votimi në total, ku kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e lirisë”, Bardh Spahia është i pari me me 10.954 vota, 43.5%.

E dyta Majlinda Angoni me 9961 vota, ose 39.6%.

Kandidati i Lulzim Bashës,  Xhemal Bushati, është i treti  me 4290 vota, gati 17% të votave.

Në Rrogozhinë kryeson kandidati i PS me 5401  vota osse 60.3% .

Dhe vetëm në këtë Bashki, kandidati i Bashës, Ferdinand Saraçi renditet i dyti me 1959 vota, dhe i treti Hekuran Xhani i ‘Shtëpisë së Lirisë’ me 1594 vota.

Në Dibër  kryeson kandidati i PS-së me  6230 vota ose 64%.

I dyti është kandidati “Shtëpisë së lirisë” me 19.4% ose 1986 vota.

Dhe me një rënie më shumë se dramatike me 31% krahasuar me zgjedhjet e kaluara të vitit 2021, vjen e treti Basha me kandidatin e tij Luan Haka që ka marrë 1581 vota. 

Rezultatet në Vorë nxorën fitues Blerim Sherën të Partisë Socialiste me 7530 vota. Në vend të dytë Lulzim Vrana i koalicionit “Shtëpia e lirisë”  me 2589 vota dhe në vend të tretë Ymer Marku, kandidati i Lulzim Bashës, mori vetëm 687 vota. 

Pas humbjes së zgjedhjeve me 25 Prill, Lulzim Basha u shfaq para demokratëve duke thënë se “Lufta sot fillon, betejat nuk do të ndalen”.

Po tashmë cili do të jetë slogani i radhës i humbjes së Lulzim Bashës, i cili është për gines, për shkak të humbjeve të njëpasnjëshme.

cna politike

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here