Home AKTUALITET Rama qetëson qytetarët/ Nuk do rritet çmimi i energjisë

Rama qetëson qytetarët/ Nuk do rritet çmimi i energjisë

429
0

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël.

Sipas tij, qeveria ka vendosur një mburojë financiare, që mbron këtë kategori, pavarësisht rritjes së çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare, si pasojë e krizës dhe luftës në Ukrainë.

E mirëkuptoj tërêsisht stresin e madh të kësaj kohe, prandaj u them të gjithë atyre që pa dëgjuar e as lexuar reagojnë mbrapsht:

QEVERIA KE VENDOSUR MBUROJË FINANCIARE MBI FATURËN E ENERGJISË PËR FAMILjARËT DHE BIZNESIT E VOGËL dhe prej disa muajsh kostoja rritet si pasojë e krizës, çmimi në faturë jo!

LUFTA PO i NGRE ZGUPTHI ÇMIMET! Sot energjia na kushton 61 lek për kilovat, FAMILJET VAZHDOJNË TË PAGUAJNË 9.5 Lek! Pyesni, shikoni çfarë bëhet në vendet fqinje dhe mos duartrokisni, po vetëm kuptoni se nuk jetojmë në një kohë normale, e cila kërkon kurajo dhe dinjitet”, shkruan Rama.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here