Home AKTUALITET Bllokohet bulevardi “Dëshmorët e Kombit”/ Qytetarët fikin makinat, thirrja e fortë

Bllokohet bulevardi “Dëshmorët e Kombit”/ Qytetarët fikin makinat, thirrja e fortë

603
0

Qytetarët kanë bllokuar bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Që prej orës 17:00, me dhjetra qytetarë kanë dalë në shesh kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.

Në shenjë proteste, qytetarët fikën makinat në bulevard, ndërsa kanë paralajmëruar se do të vazhdojë çdo ditë.

Kërkesa e tyre është ulja e çmimit të karburantit dhe e produkteve të shportës , ndërsa theksojnë se më të prekur janë fermerët, të cilët nuk përfitojnë subvencionime.

Ata kanë kërkuar gjithashtu largimin e kryeministrit Edi Rama duke e bërë përgjegjës për situatën në të cilën ndodhen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here