Home AKTUALITET Policia tenton të largojë protestuesit në Durrës/ U merr targat e makinave

Policia tenton të largojë protestuesit në Durrës/ U merr targat e makinave

342
0

Pas më shumë se dy orëve të nisjes së protestës kundër rritjes së çmimeve, efektivët e policisë në Durrës kanë dalë nëpër rrugët e qytetit për të tentuar që të largojnë makinat që po qëndrojnë të fikura duke bllokuar qarkullimin.

Ndërsa kanë hasur në rezistencën e protestuesve, policët kanë marrë targat e makinave që qëndronin të fiktura duke bllokuar të gjithë qarkullimin. Njëri prej qytetarëve i ka kërkuar efektivit të policisë që të bëjë të mundur hapjen e rrugës në mënyrë që edhe ai të marrë makinën dhe të ikë.

Po unë ku të kaloj o vlla, të më hapin rrugë edhe unë të iki të kaloj. O vlla më hap ti rrugën që të iki unë”, shprehet qytetari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here