Home AKTUALITET Protestat bëjnë punë, ulet çmimi i naftës nën 200 lekë

Protestat bëjnë punë, ulet çmimi i naftës nën 200 lekë

1673
0

Prej tre ditësh në vendin tonë qindra qytetarë kanë nisur protestat lidhur me rritjen e çmimit të karburantit dhe ushqimeve.

Protestat e qytetarëve kanë detyruar shitësit e naftës që të rishikojnë edhe njëherë çmimin e “kripur”me të cilin tregtonin atë.

Pas revoltës së qytetarëve, sot ka nisur dhe rënia e çmimit të naftës ku një litër shitet për 197 lekë të reja.

Kujtojmë se ditën e djeshme kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me furnizuesit e karburantëve të cilëve u kërkoi që të reflektojnë mbi çmimet, pasi jemi në kohë lufte. Gjithashtu kryeministri bëri me dije se duke filluar nga dita e sotme do të fillojnë kontrollet në terren dhe të gjithë ata furnizues të cilët gjenden me shkelje do të ndëshkohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here