Home AKTUALITET I quajti protestat një turp/ KE i jep një shuplakë të fortë...

I quajti protestat një turp/ KE i jep një shuplakë të fortë Ramës

1291
0

Komisioni Europian ka reaguar në lidhje me protestat e mbajtura ditët e fundit në Shqipëri, për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të shportës. Në reagimin e tij, Komisioni Europian mbështet protestat e zhvilluara nga qytetarët shqiptarë dhe i quan ato një të drejtë të tyre.

BE kujton se respektimi i standardeve evropiane për lirinë e grumbullimit paqësor dhe për mbrojtjen dhe përfshirjen e grupeve të cenueshme, janë kërkesat kyçe të anëtarësimit që monitorohen nga afër. Të gjithë aktorët e përfshirë duhet të ushtrojnë qetësinë dhe përmbajtjen maksimale”,thuhet në reagimin e KE, duke i dhënë kështu një “shuplakë” të fortë kryeministrit Edi Rama, i cili i ka cilësuar të turpshme protestat.

Po ashtu shqetësimin e shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë europianë për rritjen e çmimeve, Komisioni e ka quajtur legjitim.

Ky reagim i Komisionit Europian vjen pas asaj që deklaroi kryeministri Rama pak ditë më parë, se protestat në vend sipas një zyrtari të Brukselit, i shërbenin Rusisë.

Më tej Komisioni Europian ka thënë se rritja e çmimeve është ndikuar nga lufta Rusi-Ukrainë dhe jo nga sanksionet e vendosura nga Bashkimi Europian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here