Presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelensky është shprehur i gatshëm për negociata me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Por, ai shtoi se nëse s’ka marrëveshje, nënkupton një Luftë të Tretë Botërore.
“Unë jam gati për negociata. Unë isha gati përgjatë dy viteve. Dhe unë mendoj se pa negociata nuk mund t’i japim fund kësaj lufte”-tha Zelensky.
Më tej, ai tha se “Mendoj se duhet të përdorim çdo mënyrë, çdo shans, për të pasur një mundësi për të negociuar, për të biseduar me Putin.
Por, nëse kjo dështon, nënkupton një Luftë të Tretë Botërore”.