Grida Duma, ajo që deri në 6 Mars ishte mbështetësja kryesore e Lulzim Bashës, tashmë është kthyer kundër tij.
Madje pas dorëheqjes së këtij të fundit, Duma nuk i ka kursyer dhe kritikat për kryetarin e shkarkuar, duke u shprehur pa rezerva dhe se i mungonte karizma e liderit.
E ftuar në një dalje televizive, Duma tha se Basha nuk arriti të krijonte kurrë një identikit lideri pasi i mungonte fryma e grupit.
Në 9 vite si kryetar i PD, Basha ka jetuar me idenë se është i ‘përzgjedhuri’ nga Sali Berisha, por në fakt sipas saj duhej të punonte për të qenë i zgjedhur nga demokratët, ka shtuar Duma.
“Dje ishte dorëheqje dhe sdoja të isha kritike sepse duhet respektuar si vendim. Bashizmi nuk u krijua asnjë moment. Bashkëpunëtorët e tij, kemi bërë jo pak për të, kemi kërkuar që të thekojë disa nga kriteret. Të jesh lider duhe të kesh një lloj identikti që njerëzit të gjejnë veten tek ti. Basha nuk e kishte karzimën e dukshme. Në 2012 erdhi me një profil perëndimor i buzëqeshur. Basha dukej si dajë i shkolluar jashtë, perëndimor në stil. Tendencat ishin të ishte një njeri i normalitetit. Ne tentuam të gjithë që shoqëria ka nevojë për një normalitet, por ku është njeriu i cili minimalisht i ofron vendit normalitetin jo dëlirin. Basha me normalitetin, duhej të vinte edhe fryma e grupit, i ka munguar puna në grup.
Ai e pati të pamundur të delegojë. Njerëzit në mënyrë deri diku ironike krijuan idenë e ‘lulzimit’ sesa ‘bashizmit’, vepron vonë, merr vendime vonë, ndaj normalitetit sillet normalisht.
Mendoni që PD do e trashëgonte apriori, unë e pretendoj se jam i përzgjedhuri, por pasi të jesh i përzgjedhur nga dikush duhet të jesh i zgjedhuri. Nuk prodhoi dot as atë që duhet, të ecte me një grup të shkëlqyer. Se bëri dot, së pari se rregullat e lojës në PD nuk u përmirësuan asnjë moment. Institucioni votës brenda në PD duhej të forcohej”, tha Duma.