Home AKTUALITET Hodhi nipin dhe mbesën nga ballkoni/ Fqinjët: Flaku edhe vazot e luleve...

Hodhi nipin dhe mbesën nga ballkoni/ Fqinjët: Flaku edhe vazot e luleve sipër tyre

731
0

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Greqi, ku një 42-vjeçare shqiptare hodhi nipin dhe mbesën nga ballkoni dhe më pas u hodh edhe vetë. Fatmirësisht tre të plagosuri ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, sipas mediave të huaja fqinjët e 42-vjeçares që rezultoi se vuan nga probleme të shëndetit mendor thonë se pasi hodhi fëmijët nga ballkoni, flaku sipër tyre edhe vazot me lule.

“Fëmijët po thoshin tezja na hodhi nga ballkoni. Ata qanin. Nëna ndodhej brenda në shtëpi dhe ishte në gjendje shoku. Natyrisht që gruaja nuk e kuptonte se çfarë kishte ndodhur me fëmijët e saj dhe po bërtiste”-tha një fqinj që doli nga shtëpia e tij për të ndihmuar dy fëmijët e mitur.

Ndërkohë, një tjetër është shprehur:

Fëmijët bërtisnin, ne dolëm dhe e pamë atë gruan duke u hedhur vazot e luleve sipër. Më pas ajo tentoi të hidhej dhe vetë. Ne nuk arritëm ta ndalonim dhe ajo ra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here