Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një intervistë në “Now” me Erla Mehillin në EuroNews, ka sqaruar se numrave të kryeministrit Edi Rama ka bërë bllok në mënyrë që të shmangë kontaktet. Sipas saj, një shmangie edhe fizike ka ndodhur në pritjet e organizuara nga ambasadorët, duke njohur karakteret impulsive të të dyve. Sai përket pjesësë tjetër të socialistëve, Kryemadhi shpjegoi se me ta kishte marrërrëdhënie normale.
“Numrin Edi Ramës e kam por i kam bërë bllok. Të dy numrat madje. Besoj që bashkëpunimi im me zotin Rama ka mbaruar. Besoj që shmangia e kontaktit me të kudo qoftë edhe në pritje, dreka-darka të organizuar nga ambasadorët, e ka, refuzuar në mënyrë të tillë për të mos pasur një përballje me të. Sepse jemi të dy karaktere impulsivë dhe I themi gjërat ashtu siç janë. Dhe unë i shmangem hipokrizisë. Ndërsa me kolegët e tjerë socialistët, përveç akuzat politike që shkëmbejmë, kam komunikim normal në Parlament. Aq sa njoh nga ky grup sepse një numër të madh nuk e njoh, kam marrëdhënie normale që shkon deri në një komunikim njerëzor”, tha Kryemadhi.