Dikur e akuzonte Ramën se bënte tregti me Vuçiçin për shitjen e Kosovës, ndërsa sot në një intervistë ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se ai dhe kryeministri shqiptar e kanë lënë pas të shkuarën.
Akuzat publike të forta të Haradinajt arritën deri në atë pikë sa ata ngritën padi ndaj njëri-tjetrit dhe më pas i tërhoqën.
“Ne nuk gazojmë të mbetemi peng i situatave në të kaluarën dhe të mos dimë të ecim përpara për interesin e vendit, për interesin e Kombit në këtë rast”,-deklaroi Haradinaj.