Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Librazhd. Një 50-vjeçare ka goditur me grushte një grua. Sipas policisë sherri mes grave ka ndodhur për motive të dobëta.50-vjeçarja është proceduar në gjendje të lirë pasi akuzohet për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Njoftimi:
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen L. T., 50 vjeçe, banuese në fshatin Mirakë, Librazhd, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasen E. T.