Home KULTURE Ja çfarë dëshmoi Alqi Bllako para prokurorëve të SPAK

Ja çfarë dëshmoi Alqi Bllako para prokurorëve të SPAK

989
0

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako ka dëshmuar për rreth dy orë sot para prokurorëve të SPAK për akuzat në ngarkim të tij.

Bllako ka rrëfyer rolin e tij në dhënien me koncesion të inceneratorit të Fierit si dhe punësimin e babait te landfilli i Tiranës.

Bllako ka pranuar se babai i tij ka qenë i punësuar në inceneratorin e Tiranës, që sipas tij nuk është i lidhur me Klodian Zoton, ndërsa ka shtuar se nuk ka konflikt interesi pasi kontrata është lidhur në kohën kur ai nuk ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.

“Babai im është punësuar në inceneratorin e Tiranës në të cilin Klodian Zoto nuk ka lidhje. Në kohën kur është lidhur kontrata e Inceneratorit të Tiranës nuk kam qenë Sekretar i Ministrisë së Mjedisit”, ka thënë ai.

Për akuzën se ka ndryshuar tokën ku është ndërtuar inceneratori i Fierit nga tokë arë në tokë truall që i shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm financiar, ish-deputeti ka deklaruar se vlerësimi është bërë nga një komision.

“Sa i takon tokës për ndryshimin e destinacionit nga tokë arë në truall është ngritur një komision i cili e ka miratuar. Me pas shkresën ia kam përcjellë Këshillit të Ministrave, i cili mori vendimin përfundimtar”, është shprehur Bllako.

Ish-deputeti Bllako u arrestua me kërkesë të SPAK më 1 prill, pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit që i jepte mbrojtje ligjore. Bllako sipas hetimeve të SPAK, dyshohet për abuzim me detyrën dhe korrupsion në aferën e inceneratorit të Fierit.

Nga hetimet e SPAK kanë rezultuar të dhëna se Bllako, kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellësit, ka favorizuar shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”, kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 lekë.

SPAK ka paraqitur prova të reja në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-deputetin. Sipas prokurorëve, Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoton drejt Italisë në prill 2019 dhe janë kthyer sërish bashkë një ditë më pas në Shqipëri. SPAK thotë se kjo provë përforcon dyshimet e përfshirjes së Bllakos në aferën e inceneratorit të Fierit.

Bashkë me Bllakon, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dyshohet se ka përfituar rreth 1,2 milionë euro ryshfet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit. E njëjta skemë si në Elbasan ku Koka përfitoi rreth 3,7 milion euro, është kryer edhe në Fier.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here