Home AKTUALITET Qytetarët i kundërvihen Policisë/ Ku e keni gazin lotsjellës që na e...

Qytetarët i kundërvihen Policisë/ Ku e keni gazin lotsjellës që na e hodhët neve?

930
0

Tirana mbrëmjen e kaluar është kthyer në fushëbetejë, për shkak të trazirave të shkaktuara nga tifozët holandezë dhe ata italianë.

Sipas Policisë, një grup tifozësh kanë lëvizur në drejtim të stadiumit “Air Albania”  në tentativa për t’u përplasur me një grup tifozësh të skuadrës tjetër.

Shërbimet e Policisë kanë tentuar t’i ndalojnë në rrugën “Mustafa Matohiti”, ku tifozët e skuadrës së Fejnordit, në mënyrë të dhunshme kanë goditur punonjësit e Policisë me shishe qelqi, shkopinj, gurë dhe sende të tjera të forta.

Më pas, një grup tjetër tifozësh, të skuadrës së Romës, kanë lëvizur në drejtim të urës së DVP Tiranë ku dhe atje janë përplasur me shërbimet e Policisë duke përdorur gurë, shishe e shkopinj.

Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dyja skuadrave, janë plagosur 10 punonjës Policie dhe është dëmtuar një automjet policie.

Pas kësaj situate nuk kanë munguar edhe reagimet e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë hequr paralele në lidhje me qëndrimin e Policisë, përballë huliganëve të huaj dhe përballë qyterarëve shqiptarë në protesta.

Ata shprehen se Policia shqiptare është shumë e dobët ndaj të huajve, ndërkohë që me qytetarët këtu tregohet e dhunshme dhe brutale, në raste protestash.

Reagimet:

Qytetarët risjellin në vëmendje gazin lotsjellës që policia ka përdorur kundër tyre në protesta, për kauza të ndryshme.

Pavarësisht kësaj sjelljeje me dy standarde, qytetarët urojnë që të mos ketë të plagosur në radhët e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here