Home AKTUALITET Banori hero që shmangu tragjedinë e madhe! Shpëtoi dy fëmijë të tjerë...

Banori hero që shmangu tragjedinë e madhe! Shpëtoi dy fëmijë të tjerë nga mbytja!

762
0

Dy të mitur, 11 dhe 14 vjeç, vëllezër, u mbytën pasditen e sotme në liqenin e Prushit, në Tiranë. Dy vëllezërit laheshin në liqen dhe hidheshin në ujë nga një litar, i lidhur në pemë.

Fillimisht në liqen është futur vëllai i vogël, i cili u pa nga vëllai i madh që nuk po dilte dot dhe ky i fundit hyri për ta shpëtuar. Fatkeqësisht 14-vjeçari nuk arriti dot ta shpëtonte duke u mbytur edhe vetë.

Dy vellëzërit janë tentuar të shpëtoheshin nga dy shokë të tyre, që rrezikuan mbytjen gjithashtu, por një banor i zonës shkoi me shpejtësi dhe i nxorri. Ai tentoi të shpëtonte edhe dy vëllezërit por ishte shumë vonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here