Home AKTUALITET Digjet shtëpia, 59-vjeçarja: E bëri djali, vinte i pirë dhe më dhunonte

Digjet shtëpia, 59-vjeçarja: E bëri djali, vinte i pirë dhe më dhunonte

493
0

Një shtëpi në lagjen “Partizani” të Vlorës, është djegur por për fat të mirë ka pasur vetëm dëme materiale. E zonja e shtëpisë shtetësja D.M, 59-vjeç, për mediat tha se shtëpinë e ka djegur djali i saj, të cilin e tregon si person të alkolizuar dhe që ushtronte dhunë ndaj saj.

“Mua nuk më ka mbushur akoma 6 muaj burri që ka vdekur. Mu var këtu, ishte në depresion. Unë nga frika që burri u var, shkova te djali i madh. Ndenja dy muaj, por ky pinte dhe unë nuk munda ta duroja dot më. Pastaj erdha te shtëpia.

Ai para disa ditësh erdhi dhe më rrahu, kisha djalin e vllait këtu, 18-vjeç këtu, e më tha pse e mabn këtë këtu. Atë ditë nuk kishte pirë. Mua më mori çupa dhe më tha ik nga shtëpia.

U fut djali brenda se erdhi motra të më sillte mua fasule. Kisha 4 divane, tavolinë xhami 200 mijë lekëshe, frigorifer, dritarja, dera, batanije. Korridori është djegur. Mua do më vij gjithë shiu brenda, jam një grua pa burrë, jam vetëm. Ky që bëri dëmin është në një anë, tjetri është mënjanë, çupa është e martuar te burri, jam vetëm”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here