Home AKTUALITET Arjan Tase në polici: Gomonia mori gaz vetë papritur!

Arjan Tase në polici: Gomonia mori gaz vetë papritur!

816
0

Arjan Tase ka deklaruar në polici se në momentin kur ka goditur vajzën gomonia ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme dhe ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare.

Në dëshminë e tij Tase ka deklaruar se në mëngjes kishte shkuar me makinë në Porto Palermo për të marre aty gomonen dhe se mjetin ia kishte marrë djalit të xhaxhait, por ka deklaruar se edhe vetë kishte leje drejtimi të mjeteve lundruese.

Tase kishte udhëtuar me gomone nga Porto Palermo në drejtim të Potamit ku do merrte gruan dhe fëmijët për t’i nxjerrë shëtitje në det me gomone.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here