Një 25-vjeçar i identifikuar si Ardit Çela është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi bashkë me dy shokë të tij kanë dhunuar dhe tentuar të djegin me benzinë një 16-vjeçare në Tiranë.
Ngjarja që mund të kishte pasoja të rënda ka ndodhur në ambientet e jashtme të pallatit ku jeton e mitura. Në media bëhet e ditur se 16-vjeçarja ishte e lidhur dhe bashkëjetonte me Ardit Çelën. Por një konflikt i tyre për motive xhelozie ka bërë që 25-vjeçari të marrë dy shokët e tij Enea Hoxhën dhe 17-vjeçari D.M dhe të dhunojnë 16-vjeçaren.
Dy shokët e Çelës në dëshminë e tyre në polici kanë deklaruar se ata nuk kanë patur plan ta vrisnin të miturën, por vetëm ta kërcënonin.