Dje, në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”, u regjistrua një aksident i rëndë.
Një trailer u përplas me 6 makina të tjera. Bëhet e ditur se mjeti i tonazhit të lartë ka qenë duke udhëtuar dhe i ka plasur goma, gjë që e ka devijuar nga rruga.
Shoferi i trailerit ka deklaruar për mediat se mjeti i tij ka ikur anash pasi ka plasur goma.
Ndër të tjera shoferi thotë se shkak për plasjen e gomës është bërë rruga e keqe.
“Plasi goma e parë dhe më mori zvarrë. Shyqyr që nuk kishte viktima. Rruga e keqe, ndaj plasi goma.” tha shoferi.
Deri tani bëhet e ditur se aksidenti ka plagosur një vajzë e cila është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Librazhdit.