Home Moti Moti vijon i paqëndrueshëm, ja si do të jetë dita sot

Moti vijon i paqëndrueshëm, ja si do të jetë dita sot

282
0

Vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Për këtë arsye edhe sot moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime.

Në relievet kodrinore-malore në lindje të vendit, në momentin e zhvillimit të vranësirave do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve.

Era parashikohet të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – veriperëndim dhe shpejtësi 1-4m/s dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës deri në 8m/s, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 12°C deri në 24°C

zonat e ulëta 13°C deri në 28°C

zonat bregdetare 16°C deri në 26°C

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here