Home POLITIKE Kërcënime, përplasje dhe debate të ashpra mes mbështetësve të Berishës dhe Bashës

Kërcënime, përplasje dhe debate të ashpra mes mbështetësve të Berishës dhe Bashës

266
0

Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, ka shkaktuar një tërmet të vërtetë mes demokratëve.

Vetë Berisha ka shpërthyer në lumë sulmesh e akuzash ndaj Bashës, deri aty sa ka paralajmëruar “rikthimin e sovranitetit në parti”. Berisha tha se Basha i dha PD-së goditjen më të rëndë duke shkuar deri aty sa të “kryente edhe vrasjen e partisë”.

Por as zyrtarë të tjerë të lartë demokratë, nuk e kanë pritur mirë vendimin e Bashës.

Brenda selisë blu është krijuar një situatë e tensionuar debatesh, madje raportohet se tensionet kanë shkuar deri te kërcënimet e ofendimet.

Në korridoret e selisë është dëgjuar debati i ashpër pas dyerve, mes Lulzim Bashës dhe Flamur Nokës.

Flitet se kryedemokratin Basha e kanë vendosur “me shpatulla pas murit” edhe Bujar Leskaj, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here