Home POLITIKE “Turp të të vijë, o mashtrues”/ Demokratët bëjnë për ujë të ftohtë...

“Turp të të vijë, o mashtrues”/ Demokratët bëjnë për ujë të ftohtë Bashën

5457
0

Pas vendimit të djeshëm për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, duket se nuk ndalet rebelimi I demokratëve kundër Lulzim Bashës.

Lulzim Basha është pritur sot me sharje dhe fyerje nga militantët para selisë së PD-së, por edhe në hyrje të Kuvendit.

Ndërkohë, sulmet dhe akuzat ndaj Bashës kanë plasur edhe në rrjetet sociale.

Pas përfundimit të seancës së sotme të Parlamentit, Lulzim Basha ka thënë vetëm një fjali para gazetarëve “Armiku i vetëm është Edi Rama”.

Por, demokratët kanë reaguar me tone të forta kundër Bashës, duke e “masakruar” me komente. Demokratët e akuzojnë Bashën si bashkëpunëtor të Ramës ndërsa përjashtimin e Berishës e cilësojnë të turpshëm.

Na more në qafë. Haram mundin dhe sakrificën tonë”-shkruan një qytetar.

Më tej, një tjetër shkruan”Kë do gënjejë ky mashtrues”.

Po ashtu një tjetër shkruan “Turp të të vijë more zvarranik”.

Gjithashtu një democrat shkruan “Armiku për ty paska qënë themeluesi i parë i Partise Demokratike, jo Edi Rama, o plehrë. Kush te beson më ty. Ti je vetem per te fjetur gjume o derzi”.

Më poshtë disa nga komentet:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here