Home POLITIKE Zbulohet pse Lulzim Basha grisi fletët e votimit për Lindita Nikollën

Zbulohet pse Lulzim Basha grisi fletët e votimit për Lindita Nikollën

317
0

Dje parlamenti kreu procedurën e tij, e cila ishte zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit.

Ajo që ra në sy ishte se përfaqësuesit e opozitës, i grisën fletët e votimit dhe më pas siç u tregua dhe në pamjet direkte, Opozita, pra Lulzim Basha dhe të tijët, braktisën Kuvendin.

Por, pse i grisën fletët?

Një akt për të treguar forcë? Një akt për të bërë pis parlamentin? Apo e vërteta qëndron diku tjetër?

Fletët e votimit, sipas burimeve zyrtare nga Partia Demokrarike u dogjën për të kontrolluar grupin parlamentar.

Një nga zërat zyrtarë të kësaj partie tha se u gjet kjo zgjidhje thjeshtë dhe vetëm për të kontrolluar grupin.

Pra, ndotja e parlamentit apo akti që u përdor nga kryeministri më pas me mbledhjen e fletëve, nuk ka të bëjë aspak me atë që kishte zgjedhur opozita.

Qëllimi ishte një dhe vetëm një. Të kontrollohej 100% grupi parlamentar, pasi ishte një votim i fshehtë.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në rast se do të votohej me votim të fshehtë, mund të ndodhte që të rridhnin vota, për shkak të inatit që shumë prej deputetëve mund të kishin ndaj Lulzim Bashës dhe vendimit të tij për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, Lindita Nikolla mund të kishte marrë nga 100 deri në 120 vota, si kandidate për kryetare Kuvendi. Dhe do të ishte zgjedhur me maksimumin e votave.

Dhe zgjidhja e vetme që Lulzim Basha gjeti, ishte grisja e fletëve të votimit.

Pra, të mos hidheshin fletët në kuti, pasi në rast se do të bëhej votimi i plotë, ashtu siç ndodhi katër vite më parë, ku rreth 6 deputetë të PD-së votuan për Gramoz Ruçin kryetar Kuvendi, ndoshta me dhjetëra të tjerë do të kishin votuar Lindita Nikollën.

Zgjidhja e Bashës duket se ka qënë e qartë. Ai nuk beson tek grupi parlamentar, ai nuk beson tek të tijët dhe për këtë arsye, ai ka zgjedhur që të fusë nën kontroll grupin, duke përdorur instrumenta si ai i djeshmi që ishte grisja e fletëve të votimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here