Home POLITIKE Basha e “dredh” sërish/ Jam gati ta takoj Berishën

Basha e “dredh” sërish/ Jam gati ta takoj Berishën

316
0

Pas vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, kreu i PD-së, Lulzim Basha duket se po tenton të bëjë disa lëvizje, nga frika e nismës së ish-kryeministrit për ta shkarkuar.

Sot, Lulzim Basha ka mbledhur në një takim Kolegjin e Kryetarëve të Partisë Demokratike, ku ka tentuar të justifikojë vendimin e tij personal, duke përjashtuar nga grupi i PD-së, ish-kryeministrin dhe themeluesin e kësaj partie.

Bëhet me dije se në mbledhje ka pasur debate, ndërsa disa kryetarë janë ngritur e kanë folur, duke kërkuar llogari për përjashtimin e Berishës, nga grupi parlamentar i PD.

Por, Lulzim Basha sërish duket se ka filluar ta “dredhë”, pasi është shprehur i gatshëm, të takohet me Berishën.

Burime për Telegraf Albania bëjnë të ditur se Basha në mbledhjen e sotme, ka folur për përjashtimin e Sali Berishës, duke theksuar se ishte një vendim i marrë për shkak të presionit nga amerikanët.

Ishte një vendim i vështirë, por i marrë sepse kishim presion të madh nga amerikanët. Bërisha këtu mund të vijë kur të dojë. Ai është anëtar I Këshillit Kombëtar. Unë e takoj kur të dojë ai”-ka deklaruar Lulzim Basha.

Mesa duket sot nga presioni dhe kërkesa për dorëheqje, Lulzim Basha po tenton të mashtrojë kryetarët e degëve.

Sërish Lulzim Basha po tenton t’iu ikë përgjegjësive, dhe të “shpëtojë” nga revolta e demokratëve, pas “çmendurisë” së tij të fundit politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here