Ashensori i një pallati në zonën e “Astirit” ka pësuar defekt dhe ka rënë duke shkaktuar plagosjen e 5 personave që ndodheshin brenda.
Ngjarja e frikshme ka ndodhur pak pas mesnate, ndërsa në vendngjarje shkuan forca të shumta policie dhe ambulanca.
Nuk dihet ende gjendja e personave të plagosur.
Bëhet me dije se në ashensor ndodhej edhe një grua shtatzënë dhe një fëmijë.