Home POLITIKE Përplasja me Bashën/ Balla: Gjuhë e papranueshme në Kuvend

Përplasja me Bashën/ Balla: Gjuhë e papranueshme në Kuvend

321
0

Pas braktisjes së Kuvendit nga Opozita, Kryetari i grupit Parlamentar, Taulant Balla dha një deklaratë për mediat, ku nënvizoi se gjuha që u përdor nga opozita në seancë ishte e papranueshme.

Më tej ai tha se e mori vendimim që sot zgjidhej vetëm Byroja dhe caktimi  komisioneve parlamentarë, për t’i lënë kohë LSI për të propozuar anëtarët e komisioneve.

Në një moment Balla ka thënë për kolegët e opozitës “Unë do ju kërkoja miqësisht që emocionet t’i linim jashtë kësaj salle.”

Kjo gjë revoltoi kreun e PD-së, Lulzim Basha i cili ia ktheu “Mos bej dërr dërr, mbyll atë procedurë.”

Mirëpo ajo që nxehu më keq opozitën ishte pranimi nga ana e Kryetares Lindita Nikolla të kërkesës së Ballës për shtyrjen e piklave të tjera të parashikuara për seancën e sotme.

Megjithatë Balla tha se PS do të shprehi dëshirën për të punuar intesivisht dhe për dialoguar në këtë fazë që po kalon vendi.

“Dua t’i lë kohë deputetëve të LSI për të propozuar anëtarët e komisioneve. Shpresoj që kjo ngjarje të mos përsëritet më. Koha për debate dhe sherrnajë ka përfunduar. Nuk mund të gjejmë arsye për t’u larguar nga seanca parlamentare. Gjuhë e papranueshme nga opozita, ne do të shprehim dëshirën për të punuar intesivisht dhe për të dialoguar në këtë fazë që po kalon vendi”, ka deklaruar Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here