Home Bota A do ketë armëpushim?/ Reagon Zelensky: Nuk do të dorëzojmë armët

A do ketë armëpushim?/ Reagon Zelensky: Nuk do të dorëzojmë armët

897
0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka postuar një video në rrjetin social, Twitter, ku shfaqet duke ecur nëpër rrugët e Kievit dhe hedh poshtë thashethemet se i ka bërë thirrje ushtrisë që t’i dorëzohet trupave ruse, shkruan BBC.

“Ka shumë informacione të rreme në internet që i bëj thirrje ushtrisë sonë të lërë armët dhe se ka evakuim,” është shprehur presidenti i Ukrainës, pranë Shtëpisë Gorodetsky të Kievit.

“Unë jam këtu. Ne nuk do të dorëzojmë armët. Ne do të mbrojmë shtetin tonë“, shprehet presidenti, duke mohuar se ka bërë thirrje për armëpushim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here