Home Kryesore Afera e inceneratorëve/ Paditet në SPAK Edi Rama

Afera e inceneratorëve/ Paditet në SPAK Edi Rama

669
0

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka bërë të ditur se një tjetër padi do të dorëzohet në SPAK, në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Në një deklaratë për mediat Tabaku tha se PD do dërgohet në SPAK kallzimi për grupin e strukturuar kriminal me 50 persona, i paditur edhe Edi Rama.

Sipas Tabakut, hetimi i përgjatë 3 muajve dhe të dhënat e marra më herët kanë prodhuar një kallëzim të tillë penal.

“PD ka dërguar në SPAK një kallëzim të gjatë thuajse 80 faqe të mbushur me 112 prova në lidhje me Grupin e Strukturuar Kriminal që ka punuar për abuzimin e 430 mln eurove.”-tha Tabaku.

Sipas nënkryetares së PD, Tabaku, ky kallëzim penal është kurorëzimi i një pune të gjatë dhe voluminoze të kryer nga Komisioni dhe mbi të gjitha nga Partia Demokratike.

“E vërteta shpaguhet” u shpreh Tabaku ndërsa po i prezantonte mediave se si skema e kompanive të kryesuara nga 3 persona, sipas saj me lidhje të ngushta në qeveri ka mundur të sigurojë 3 kontrata me vlerë 430 milione euro.

cna lajme aktualitet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here