Gjatë mbrëmjes së djeshme në post “Big Brother VIP”, është folur për Donaldin, Semin dhe Bora Zemanin. Arbana Osmani ka thënë gjëra që nuk janë parë, teksa ka deklaruar se Bora ka dashur t’i dhurojë Donaldit një byzylyk si një shenjë për dashurinë e tyre.
Arbana:
Kur ke ardhur pas largimit nga shtëpia e ‘Big Brother’, ke thënë që Borës nuk i janë lejuar t’i futen gjëra. Ka dashur t’i fusë gjëra Donaldit dhe nuk ia kanë lejuar të futen gjëra. Kjo është një gjë që është kundra rregullave. Ti e di pasi ti je pjesëmarrëse.
Semi:
Nuk ka qenë theksi tek moslejimi. Ka qenë theksi tek pjesa që ai ka pritur një sinjal. Bora ka tentuar. Ka pasur atë lidhjen e mendimit, e ndjesisë, që ai ka pritur këtë gjë dhe ajo ka tentuar ta bëjë për t’ia treguar Donaldit që kishte rëndësi për të në ato momente. Por sigurisht që rregullat këto janë nuk lejohen sinjalet.
Arbana:
Bora në asnjë moment nuk ka ardhur në këtë produksion dhe të thotë: ‘Unë dua t’i them diçka Donaldit’. Bora ka kërkuar t’i kalojë gjëra fshehurazi Donaldit, gjë që nuk lejohet në këtë produksion. Dhe gjithashtu Bora ka pretenduar që produksioni t’i tregojë Donaldit një mbështetje që ajo po ia jepte nga “Instagrami”. Bora ka tentuar të fusë byzylyk fshehurazi.