Home AKTUALITET Balluku: Edhe unë e ndiej rritjen e çmimeve si të gjithë shqiptarët

Balluku: Edhe unë e ndiej rritjen e çmimeve si të gjithë shqiptarët

983
0

Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku është shprehur sot në një emision televiziv se pazaret i bën vetë, dhe se e ndjen edhe ajo rritjen e çmimeve si çdo qytetar tjetër. “Jam qytetare si gjithë të tjerët. I bëj vetë pazaret ndaj ka rritje çmimesh që ka ardhur edhe para se të vinte lufta, me rikthimin e pandemisë. Rritjen e ndjen çdo qytetar dhe si ata edhe unë”- tha ndër të tjera ministrja.

Se sa e sinqertë mund të jetë kjo deklaratë e ministres së MIE, ju takon juve ta gjykoni. Kujtojmë se pak javë më parë, Balluku njoftoi se duke u nisur nga “kriza” do të fikte dritat në rrugë për të kursyer energjinë, duke u bërë kështu shkaktare e aksidenteve të mundshme. Por e gjitha kjo doli se ishte një propagandë boshe, pasi gjatë ditës dritat në disa akse u panë të ndezura. Hajde merre vesh…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here