Ditën e sotme, në përpjekje për të shfrytëzuar çdo skutë për propagandë, kryeministri Edi Rama shtroi një iftar për besimtarët myslimanë që agjërojnë muajin e Ramazanit. Mes të pranishmëve ishte edhe aktorja Arjola Demiri, gjithashtu ish-konkurrente e BB. Afrimitetin me PS ajo e ka shfaqur edhe më parë që kur u emërua drejtoreshë e Pallatit të Kulturës në Bajram Curri, madje pati deklaruar edhe se do të kandidonte për deputete në listën e PS-së.
Ditën e sotme aktorja ka ndarë me ndjekësit e saj edhe një foto me kryeministrin Rama. “Me një artist të përjetshëm. Kryeministri më i mirë”- shkruan Arjola krahas fotos me kryeministrin.