Home POLITIKE Basha bën gafën e madhe: “Bustin e Enverit e rrëzova unë”

Basha bën gafën e madhe: “Bustin e Enverit e rrëzova unë”

1164
0

Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha nuk heq dorë nga gafat, por as nga tallja me demokratët.

Gjatë ditës së sotme, në 31 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, ai ka zhvilluar një takim në sheshin “Skënderbej” ku ka treguar dhe se si ditën e rrëzimit të bustit ka qenë i pranishëm në shesh së bashku me familjen e tij ‘biologjike’ siç e quajti ai.

Me këto deklarata i bie që Basha ka rrezuar Enverin 17 vjeç kur në fakt familja e tij nuk kishte kaluar as persekutime, por ishin pjesë e jetës normale në komunizëm.

Luli ishte adoleshent dhe as e kuptonte se çfarë po ndodhte, ishte një nga mijëra gjimnazistët e Tiranës.

Në fakt nuk ka asnjë dëshmitar të vetëm, asnjë qoftë shok klase i Lulzim Bashës që të konfirmojë se ka qenë me të ditën e rrëzimit të monumentit. Nuk ka asnjë shok të mëhallës apo zonësa ku jetonte.

Le kur thotë se në 20 shkurt në dimër kishte dalë me pantallona të shkurtëra e tërhiqte litarin. Mjafton të shohim disa foto të Lulit në vitet 93 apo 94 për të kuptuar forcën e tij tërheqëse. Por siduket Basha e ka parë videon në TV e i duket verë, ndërsa njerëzit janë me pantallona të shkurtra.

Basha sot thjesht është tallur me ata mijëra qytetarë të Tiranës, me ata mijëra studentë, të rinj e të reja që u ngritën për shembjen e diktaturës, dhe kur ata rrëzonin bustin Luli ishte duke lexuar ende veprat e diktatorit për shokët e mi pionerë, që janë thuajse njësoj si Misioni i Lulit i cili në fakt ngjan me shumë me veprat dhe gënjeshtrat e diktatorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here