Home Kryesore Basha pendohet për dorëheqjen/ Nis takimet me demokratët nëpër fshatra

Basha pendohet për dorëheqjen/ Nis takimet me demokratët nëpër fshatra

1096
0

Pas dorëheqjes së vonuar të Lulzim Bashës nga drejtimi i PD, të shumtë ishin zërat që deklaruan për një rikthim të tij në krye të partisë. E mesa duket, kjo gjë është pranuar edhe nga sekretari i shkarkuar Gazment Bardhi.

Sipas Bardhit, që është krenar për bashkëpunimin me Bashën, ky i fundit ka nisur takimet në bazë, nëpër fshatra.

“Nuk e shikoj që misioni i tij të ketë marrë fund. Basha ka një kontribut të jashtëzakonshëm në PD dhe ka për të dhënën akoma. Akti i tij ishte për të ndihmuar PD-në. Ne gjendjen ku është PD, tërheqja e tij duke marrë me vete edhe Berishën është një zgjidhje për PD-në.

Akti që ka ndërmarrë ai në situatën e krijuar është zgjidhja më e mirë për PD-në. Dua t’a falënderoj që ai kapërceu vetveten dhe interesin e tij duke menduar interesin e demokratëve. Jam krenar që kam qenë dhe vazhdoj të jem një prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.

Ai na tregoi se betejën e bërë gjatë gjithë kësaj kohe nuk e kishte bërë për karrigen e kryetarit. Kam pasur kontakt, kishim një telefonatë pasi Basha kishte zhvilluar një takim me disa demokratë në fshat. E mora vesh dhe e telefonova për ta pyetur për këtë gjë. Ishte telefonatë jashtë zhvillimeve aktuale në Partinë Demokratike”, tha Bardhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here