Home Kryesore Basha shikon “ëndrra”: Kam shumicën, Berisha përgënjeshtroi vetveten

Basha shikon “ëndrra”: Kam shumicën, Berisha përgënjeshtroi vetveten

580
0

Kryetari aktual I Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë mediatike është shprehur se ka shumicën e anëtarësisë. Por sa e vërtete mendoni se mund të jetë kjo deklaratë e Bashës? Le të marrin disa fakte me radhë.

Basha pas humbjes së tretë të zgjedhjeve nuk doli asnjë moment nga zyra. Ai sulmoi Ramën se përsëri për herë të tretë ai i vodhi zgjedhjet. Përveç deklaratave mediatike pranë selisë blu Basha nuk doli asnjë ditë të vetme pranë anëtarësisë demokratike e cila u zhgënjye shumë prej tij.

Shpallja e Berishës non-grata ishte izolimi për një kohë të gjatë brenda PD, nga frika se mos mbështetësit e Berishës do ti ktheheshin Bashës siç ju kthyen me datën 8 janar.

Pra sipas dy ngjarjeve kryesore që kanë ndodhur në PD nën drejtimin e Bashës del se ky I fundit nuk e ka takuar një here të vetme anëtarësinë përveç rasteve kur ka nevoje për ta. Ja çfarë thotë ai në një deklarate të tij:

“Shumica dërrmuese e demokratëve e kanë refuzuar kërkesën e Berishës. 8 janari është vija e kuqe, demokratët nuk e pranojnë dhunën.

Shumica e atyre 10 apo 15 vullnetarëve lëvizës do të binden se janë duke u përdorur si fasadë për hallet personale të një njeriu.

Nuk është më ky diskutim, nuk ekziston më, sepse po të ishte kështu atëherë ku është frika e atyre apo e atij që e organizon këta vullnetar dhe i nxjerr në anti-mitingje. Në qoftë se ka shumicën, çfarë frike ka? E pra, ky është siç e thashë, përgënjeshtrimi më i madh që i bën vetvetes që i bën Sali Berisha. Nuk e ka pasur dhe nuk e ka shumicën as në institucionet e zgjedhura të Partisë Demokratike, nga Kuvendi Kombëtar, tek Kryesia, as tek demokratët. Shumica e demokratëve kanë zgjedhur të ardhmen, e shkuara është pas.

Kjo mund të jetë e dhimbshme për Sali Berishën, por ishte rruga që ai vet zgjodhi kur i doli fjala demokratëve dhe bëj të kundërtën e asaj që premtoi. U përpoq ta merrte Partinë Demokratike dhe ta përdorte si bunker pasi u shpall “non grata”, kur premtoi në fakt se nuk do ta përfshinte Partinë Demokratike dhe demokratët në betejën që vendosi të zhvillonte kundër SHBA-ve, pasi u shpall “non grata” dhe këto janë pasojat.”-tha Basha.

Siç duket edhe nga deklarata, lufta e Bashës me Berishën sa vjen dhe bëhet me e fortë, aq më tepër që zgjedhje në 6 bashkitë pa kryetar do të tregojnë se sa mbështet njëri dhe tjetri.

Nga kjo përplasje e fortë mes Berishës dhe djalit të tij politik Basha vetëm njëri do të marrë PD-në, vulën, zyrat etj. Më i privilegjuari është Basha pasi ka Ramën, SHBA etj e nëse ke këto të dyja ke logjikisht edhe gjykatën, e cila do ti jap Bashës të drejtën për të mbajtur PD.

Kjo është edhe dëshira e Ramës, sa më shumë të jetë Basha në PD aq më shumë do të qeverise kryeministri.

Por, nuk është kaq e lehtë. Nga disa info bëhet me dije se Berisha do të bashkojë forcat së shpejti me Metën, dhe kjo dyshe është e frikshme jo vetëm për Bashën por edhe për Ramën.

Të shohim çfarë do të ndodhi, vendi ka nevojë për opozitë për të luftuar dhe rrëzuar pushtetin e Ramës që për fat të mirë të tij dhe të keq të qytetareve është kthyer në njeriun më të fuqishëm që ka njohur historia e Shqipërisë.M/D

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here