Home Kryesore Çela ia kalon “topin” Dumanit/ “Për inceneratorët vendos SPAK-u”

Çela ia kalon “topin” Dumanit/ “Për inceneratorët vendos SPAK-u”

257
0

Deputetja Albana Vokshi i është drejtuar kryeprokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, me pyetjen pse nuk hetohet kryebashkiaku Erion Veliaj, në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës apo abuzimeve në tenderë, ndërsa ky i fundit ia ka kaluar “topin” SPAK-ut.

Ai është shprehur se kryetarët e bashkisë janë subjekte të prokurorive të Posaçme dhe si të tilla për këto çështje vendos SPAK-u.

“Kryetarët e bashkive janë subjekte të Prokurorisë së Posaçme dhe si të tillë janë kompetencë e Prokurorisë së Posaçme dhe jo e Prokurorive të Jurdiksionit të Përgjithshëm, megjithatë për çështjen konkrete duhet t’u drejtoheni prokurorive përkatëse për të marrë informacion në lidhje me çështjen që duhet vlerësohet nga prokurori që ka hetuar çështjen. Ajo që vendos për kompetencën është Prokuroria e Posaçme”, ka thënë Çela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here