Home EDITORIAL Çfarë ndodh nëse Ukraina pushtohet: 80 000 të vrarë, 5 milionë refugjatë,...

Çfarë ndodh nëse Ukraina pushtohet: 80 000 të vrarë, 5 milionë refugjatë, marrje e Kievit për 48 orë

4095
0

Mediat në Perëndim po referojnë për opsionin e një pushtimi të plotë të Ukrainës nga Rusia duke referuar burime të ndryshme amerikane.

Shërbimet amerikane të inteligjencës kanë shpërndarë lajme sipas të cilave deri në mesin e muajit shkurt, Putin do të ketë grumbulluar 150 000 trupa në kufi me Ukrainën që konsiderohet një forcë e mjaftueshme për të realizuar një operacon pushtimi të mbarë vendit.

Të njëjta burime shkojnë më tej duke vlerësuar se brenda 48 orëve forcat ruse do të kenë marrë Kievin, rrëzuar presidentin Volodymyr Zelenskiy me pasoja 25 000-50 000 civilë të vdekur, 5000-25 000 ushtarë ukrainas të vrarë dhe 3000-10 000 ushtarë rusë të vrarë.

Alarmi mbi situatën shkon më tej teksa shërbimet amerikane parashikojnë një valë refugjatësh prej 5 milionë njerëzish, ndërkohë që pak ditë më parë, SHBA deklaroi se ka të dhëna se Rusia po relaizon një material video sipas të cilit inskenohet një sulm nga Ukraina që do të shërbejë si pretekst për ta sulmuar atë.

Kremlini vetë ka hedhur poshtë këto zëra duke deklaruar se nuk ka plan të sulmojë Ukrainën, edhe pse ka kërkuar vazhdimisht që Perëndimi të ndalojë zgjerimin në Lindje të NATO-s, çka nënkupton në kontekstin aktual se një pranim i mundshëm i Ukrainës në Aleancë, nuk do të kalojë pa luftë dhe pa ndarjen e saj territoriale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here