Home AKTUALITET Drejtori i ri i policisë ultimatum policëve: Hiqni mjekrën!

Drejtori i ri i policisë ultimatum policëve: Hiqni mjekrën!

3613
0

Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit realizoi takimin e parë me drejtuesit e Policisë duke iu dhënë direktivat dhe porositë e para.

Ai u ka kërkuar drejtorëve vartës ndër të tjera që të dalin në terren për të menaxhuar punën sa më mirë e të mos qëndrojnë më nëpër zyra. Mësohet se ai ka kërkuar gjithashtu edhe respektimin e disiplinës dhe performancës.

Por ndër të tjera, me sa është publikuar në media, drejtori i ri ka bërë edhe një kërkesë tjetër në lidhje me paraqitjen e jashtme të policëve. Thuhet se ai u ka kërkuar vartësve që asnjë polic të mos mbajë më mjekër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here