Home POLITIKE E larguan nga Elbasani, Balla “merr në dorëzim” Fierin: E kemi ëndërr...

E larguan nga Elbasani, Balla “merr në dorëzim” Fierin: E kemi ëndërr këtë qark

272
0

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla, ka folur ditën e sotme si drejtues politik i Fierit, post për të cilin tha se është i nderuar që ta mbajë, pasi çdo socialist e ka ëndërr të drejtojë njëherë qarkun, ku buron mbështetja më e madhe për PS-në.

Balla u shpreh se është i kënaqur që të drejtojë PS në këtë qark, pasi është drejtuar për 12 vite nga një personalitet si Gramoz Ruçi.

Jemi borxhlinj qarkut fier. Secili prej nesh e ka endërr që në një moment të karrierës së tij të jetë drejtues i politik i qarkut Fier, qarku ku ka me shumë detyrime se në çdo qark tjetër dhe është qarku ku buron mbështetja me e madhe për PS. Natyrshëm, është përgjegjësia më e madhe pasi i jemi borxhli qarkut Fier. Jam i kënaqur që vij të drejtoj PS pasi atë e ka drejtuar për 12 vite me radhë personaliteti më i rëndësishëm i PS Gramoz Ruci. Ruci është i pazëndesueshëm. Unë do mundohem të bëj më të mirën”, u shpreh Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here