Beniada Nishani është finalistja e parë që ka humbur mundësinë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë euro në Big Brother Vip.
Përballë Donaldit, Ilirit dhe Einxhel, ajo ka marrë më pak vota nga publiku.
Kujtojmë se Beniada është një prej banoreve më të dashura dhe të komentuara nga publiku. Ajo është vlerësuar gjithnjë për pozitivitetin, sinqeritetin, humorin dhe elegancën që ka treguar në shtëpinë e Big Brother Vip.
✌🏻