Home POLITIKE Flamur Noka: “Përjashtimi i Berishës po shkatërron PD-në”

Flamur Noka: “Përjashtimi i Berishës po shkatërron PD-në”

990
0

Anëtari i kryesisë, Flamur Noka, është përplasur ashpër me kryedemokratin Lulzim Basha sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratik.

Noka, i ka kërkuar shpjegime të detajuara Bashës, për vendimin antistatuor për përjashtimin e ish liderit Sali Berisha.

Me tone të forta, ai ka akuzuar Bashën se me këtë vendim ka shkatërruar PD-në.

“Me atë vendim për të përjashtuar Sali Berishën ke shkatërruar Partinë Demokratike. I ke rrrokullisur demokratët nëpër hone pa kthim. Kur do t’i e dëgjon Amerikën ndërsa kur nuk do se dëgjon. A të thanë amerikanët mos i digj mandatet? Përse nuk i dëgjove? A të thanë mos bojkoto zgjedhjet vendore, përse se dëgjove?

A thanë ata që zgjedhjet janë të lira e të ndershme? Përse i dole kundër? Përse ishte vetëm ky rasti kur zgjodhe t’i dëgjosh? Si more ti një vendim që asgjëson PD-në. Kushdo që të kërkoi të bësh këtë gjë,do të duhej t’i thuhej se unë jam kryetari i kësaj partie dhe s’mund të marr vendim që asgjëson PD-në.

Sepse ti e di që mbi 80% e anëtarëve janë me të. Si mund te drejtosh PD-në kur ke anëtarësinë kundër? Si mund ti përfaqësosh anëtarët kur s’të duan ata? Mua më dhemb PD. Nese doni të shpëtoni PD-në vetëm anëtarësia duhet të vendosë dhe të gjithë palët ta respektojnë.

S’ka shpëtim tjetër Partia Demokratike. T’i qëndrosh këtij vendimi do të thotë t’i qëndron shkatërrimit të Partisë Demokratike. Të dëgjosh zërin e anëtarëve shpëton Partinë Demokratike” tha Flamur Noka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here