Partia Socialiste ka festuar ditën e sotme 31 vjetorin e krijimit të saj. Shumë deputetë, ministra, ish deputetë, dhe mbështetës kanë qenë të pranishëm në oborrin e selisë rozë.
Por ajo që ra në sy ishte edhe bashkimi i LSI me PS, mes të cilëve duket se janë shkrirë akujt.
Deputetja Erisa Xhixho dhe sekretari i LSI Endrit Braimllari ishin pjesë e 31 vjetorit të PS, të cilët ishin nën shoqërinë e Taulant Ballës.
Për më shumë, shihni galerinë fotogafike më poshtë.