Home AKTUALITET Foto/ Policë civilë të armatosur në protestën e qytetarëve në Durrës

Foto/ Policë civilë të armatosur në protestën e qytetarëve në Durrës

502
0

Efektivë policorë civilë, janë regjistruar nga kamerat në protestën e Durrësit. Kjo ka shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët dolën në sheshe e rrugë për të ngritur zërin kundër rritjes së çmimeve. Policët civilë kanë shoqëruar edhe protestues, duke shtuar kështu dyshimin se numri i të arrestuarve është më i madh se personat e marra zyrtarisht nga efektivët me uniformë.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Në rrjetin social Facebook, ai ka akuzuar ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, se po përdorin policinë në mënyrë mafjoze.

“Çuçi dhe Nano përgjegjësi shumë e rëndë penale, po përdorin në mënyre mafioze policinë!! Horra civilë naziskinë me revole në brez, arrestojnë në emër të policisë. I bëj thirrje publike Ministrit Bendi Çuçi dhe Drejtorit të Pergjithshëm Gledis Nano të ndalojnë urgjentisht arrestimet mafioze të protestuesve nga maskarenj civilë pa asnjë shenjë identifikimi”, shkroi ai.

Vasili ka kërkuar vënien në kontroll të dhunës policore, si dhe ka akuzuar qeverinë se po bëhet njësh me dhunën.

“Edi Rama plasi syte dhe shikoje revolverin ne brez te horrave te policise, qe arrestojne qytetaret e thjeshte qe protestojne per buken e gojes. Rama, Çuçi dhe Nano te vene nen kontroll histerine e dhunes te horrave me uniforme blu se po destabilizojne situaten ne menyre shume te rrezikshme. SPAK ja ku i ke faktet vepro kundra palacove te pushtetit çfare pret më! Rama, Çuçi dhe Nano po behen njèsh me dhunen ilegale dhe paligjshmerine dhe do te pergjigjen deri ne ne nje penalisht dhe personalisht perpara ligjit”, përfundoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here